E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një akident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në të hyrë të Tiranës. Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, një makinë në afëri të rreth rrotullimit të Doganës, një makinë me shpejtësi përplas kalimatrin dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë të aksidentuarit.

Viktima është i seksit mashkull por ende nuk dihen gjeneralitetet e tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe sipas uniformave blu, kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugë kanë filmuar aksidentin gjë që ndihmon policinë për të arrestuar drejtuesin e automjetit.

Sipas Policisë shkak i këtij aksidenti me pasojë vdekje ishte shpjetësia e madhe të të cilën ecte makina ndërsa shtohet se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Në këtë rast Kodi penal detyron drejtuesin e automjetit gjobëvënie dhe rrezikon heqje lirie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›