E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevrasja Nata e gjate e Llazi Serbos

14/09/2010Dashuria tokesore kalon permes vuajtjeve tjeter dashuri nuk njoh

Nje vit me pare regjisori dhe aktori i njohur korcar Llazi Serbo i kerkoi vetevrasjen mikut te tij aktorit Andrea Pepi. Vetevrasje qe ne fakt ndodhi bukur duke vene ne skene rolin e Njeriut qesharak Siriusit te Dostojevskit. Por Pepi atehere as nuk e kishte cuar neper mend se vetem nje vit me pas Llazi do te vinte ne jete realisht vetevrasjen kete here duke pasur si aktor veten.

Roli u vu ne jete dhe Serbo tanime nuk merr me fryme. Kolegu i tij Pepi e gjeti te vrare artistin ne shtepine e tij ne Korce ku jetonte i vetem.

Sipas policise Serbo eshte vetevrare me nje arme gjahu qe e mbante ne banese. Teatri i Korces do te zhvilloje sot homazhe ne nderim te figures se aktorit te mirenjohur Serbo. Vitin e kaluar ai u vleresua me cmimin Nderi i Qarkut te Korces ndersa me heret kishte marre edhe titullin Artist i merituar. Llazi Serbo e ka nisur karrieren artistike me dramen Njolla te murme nderkohe qe numri i roleve te tij ne skene dhe ne ekran do te arrinte ne 100. Ai njihet per rolin e spikatur te komandantit gjerman ne filmin Nusja dhe Shtetrrethimi ne vitin 1978 si dhe per rolin e Dalanit te Yjet e neteve te gjata ne vitin 1972. Nje tjeter rol i spikatur i tij eshte ai i Kreshnik Martinit ne filmin Operacioni i zjarrit ne vitin 1973 por nuk mund te mos permenden edhe filma te tjere te tij si Kush vdes ne kembe me 1985 dhe Asgje nuk harrohet me 1986.

Llazi Serbo ishte 65 vjec dhe prej disa kohesh vuante nga depresioni. Kolege te artistit e kane cilesuar vdekjen e tij nje humbje te madhe.

Drejtoresha e teatrit te Korces Zamira Kita thote se humbja e Serbos ishte e parakohshme dhe ai do ti mungoje publikut te Shqiperise.

Amanetet

Dua te vdes si Bekim Fehmiu

Me sa duket vdekja eshte joshese per artistet sidomos kur enderritjen epen ta thurin si legjende. Nje enderritje qe shpesh i kall se ftohti kur perballet me realitetin e ne kembim i dhuron trishtimin. Megjithate duket se per ta ekziston nje menyre qe ne thelb te brishtesise se tyre i ben sfide fatit. Eshte pikerisht takimi me vdekjen jo rralle here tundues qe i con ne kahje te largimit. Ne cep te jetes duke fluturuar dhe pushuar me vdekjen do te endin qofte per pak fijet e nje gati- legjende.

A nuk ndodhi keshtu edhe me Bekim Fehmiun I harruar ne vetedijen e tij ai u largua kesaj bote dhe te gjithe e kujtuan me mallin e nje te ikuri. Ai u rikujtua serish si ne kohet e arta te tij. Perballe ketij tundimi edhe Serbo vendosi te behej i ikur.

Aktori qe pak kohe me pare kishte shume plane per karrieren e tij artistike i la pergjysme ato dhe ne kushtet e deshperimit pergatiti rolin e fundme te tij do te vdiste si Bekim Fehmiu.

Ne nje leter me amanete te cilen kishte nisur ta shkruante qe ne daten 1 shtator me porosi per miqte te afermit dhe artistet mes rreshtave ai shkruante Dua te vdes si Bekim Fehmiu.

Projektet e tjera mbeten vetem te tille. E madhe eshte gjema e mekatit e shkruar nga Mitrush Kuteli mekat te cilin Serbo donte ta kthente ne art me sa duket mbeti ne sirtar.

Serbo deshironte qe kete veper te gjeniut te prozes shqiptare sic e cilesonte ai ta shnderronte ne nje realizim filmik. Madje per kete kishte gjetur edhe aktorin kryesor qe mendonte te ishte Timo Flloko. Nderkohe qe stafit kishte planifikuar ti bashkengjiste edhe dy aktore suedeze. E vetmja gje qe sipas tij e pengonte dhe i peshonte rende ishte ana financiare. Nje peshe qe me sa duket e ka perjetuar se tepermi edhe ne te perditshmen e tij.

Llazari i ringjallur

Ne 2007-en Llazi Serbo vendosi te ngjiste ne skene per te ringjallur vepren e nje dramaturgu korcar qe kishte mbyllur dramatikisht jeten Shpetim Gines.

Behej fjale per dramen Pesha e paqes e cila si nje rekuiem i autorit arriti vertet te sjelle shpirtin e tij. Ne faqet e shtypit dikush do te shkruante se ishte Llazari qe ngjalli Shpetim-tarin ashtu si dikush Shpetimtari kishte ngjallur Llazarin

Tani kur Llazari mbyll syte nen peshen dhe supersticionin e te perditshmes dhe artit te vet ne vend te nje pershpirtjeje urojme qe te vdekshmit ta mbajne afer te ringjallur Llazarin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›