E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvrasja e 20-vjecares në Kavajë, arrestohet bashkëshorti

KAVAJË- Policia e Kavajës ka arrestuar sot bashkëshortin e 20-vjecares Hamide Biçaku, e cila i dha fund jetës duke u helmuar me fotoksinë, 2 javë më parë.

Arrestimi i shtetasit Gentian Lika erdhi pas akuzave të familjarëve të vajzës, se ky i fundit e dhunonte dhe bashkë me të afërimit e tij e detyruan të ndërmerrte aktin e rëndë.

Sipas policisë, Lika është arrestuar për ‘shkaktim të vetëvrasjes’ dhe rrezikon deri në 5 vite burg nëse vërtetohen akuzat.

Policia bën me dije se ka mbledhur edhe dëshmi nga banorët e fshatit Kryezi. Sipas tyre, mësohet se familja Lika dhunonte 20-vjeçaren.

Burime të policisë bëjnë me dije se, 20-vjecarja Bicaku dyshohet të ketë pirë fotoksinë nën presionin e familjes Lika, ndërkohë që hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

Hamide Biçaku, nga fshati Gizavesh i Librazhdit, e martuar në fshatin Kryeluz të Kavajës, nënë e një vajze 2 vjeçe, u helmua me fostoksinë më 30 gusht dhe ndërroi jetë një ditë më pas, në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë. Të gjithë të afërmit e saj, në kor akuzojnë bashkëshortin dhe familjen e tij për vdekjen e saj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›