E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te droguarit duhet te kryejne ushtrine

Mjeket toksikologe nuk mund te japin raport per moskryerjen e ushtrise te personave narkomane. Kjo per vete faktin se duke pasur parasysh numrin e madh te ketyre personave ne vendin tone, mbetet qe ata te mos kurohen apo trajtohen, por te lihen te lire te drogohen. Mjeku toksikolog, Zihni Sulaj, duke pasur parasysh vetevrasjen e te riut nga Durresi, pohon se per te eshte dhene 10 dite raport per t'u larguar nga reparti, por jo nje raport afatgjate. "Ne, si mjeke toksikologe, nuk mund te japim nje raport per te mos lejuar kete grup personash te mos kryejne ushtrine apo te shkojne ne pune. Ne jemi per kurimin e tyre dhe jo t'i leme te lire", ka theksuar Sulaj. Sipas tij, te vetmit persona te cilet mund te fitojne nje raport per te mos shkuar ne ushtri apo ne nje vend pune jane ata te cilet pervec gjendjes se rende shendetesore kane edhe probleme mendore. Per kete grup narkomanesh duhet te jete nje komision i vecante qe duhet te vendose dhe te leshoje kete raport. Nje dite me pare nje i ri nga qyteti i Durresit, i cili merrte rregullisht droge, megjithese ishte kuruar, perseri nuk ka mundur te dale nga gjendja e rende, duke u vetevrare ne repartin ushtarak. Prej disa muajsh ai ishte duke kryer sherbimin e detyruar ushtarak, nderkohe qe familjaret pretendojne se mjeket nuk duhet ta kishin lejuar marrjen e tij ne ushtri. Por ne te vertete, mjeket toksikologe pohojne se te vetmit raste qe ndalohen te shkojne ne ushtri jane ata te droguar, te cilet kane nje gjendje te rende shendetesore dhe mendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›