Vetëvrasjet e ushtarakëve alarmojnë SHBA-në

Pjesa më e madhe e ushtarakëve të vetëvrarë janë ata që kthehen nga misionet jashtë Shteteve të Bashkuara, kryesisht nga Afganistani dhe Iraku dhe shkaku kryesor është depresioni, abuzimi me qetësuesit farmaceutikë dhe më rrallë shkaqet ekonomiko-sociale.
Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panneta, u shpreh i alarmuar për të dhënat e publikuara dhe kërkoi hartimin e një plani për rehabilitimin social të shtresës së ushtarakëve.
Plani do të synojë përkrahje sociale për të gjithë ushtarakët, veçanërisht të atyre që kthehen nga misionet luftarake, ose personat e vijës së parë në luftë.
Vetëvrasjet dhe akte të tjera të dhunës së ushtarakëve që rikthehen në atdhe pas misioneve luftarake jashtë SHBA-së, kanë qenë një problem i përhershëm social në Shtetet e Bashkuara, megjithëse politikat e administratës për rehabilitimin shoqëror të tyre s’kanë munguar.