E Diel, 1 Nëntor 2026

Supermarketet jokorrekte fitojne miliona edhe ne qindarkat e konsumatoreve



Ervin KOCI

Te blesh ne supermarket... Kujdes Hidhini me pare nje sy fatures. Te hapura me synimin qe tu shesin konsumatoreve produkte konsumi me cmime te leverdishme supermarketet ne kryeqytet prej kohesh po bejne te kunderten. Ketu nuk eshte fjala te cmimet e ushqimeve dhe produkteve te tjera joushqimore qe rriten dita dites por per reston ose me sakte llogarine e fatures se cdo klienti qe kohet e fundit supermarketet kane nisur ta rrumbullakosin. Por jo ne favor te klienteve kurrsesi. Ne dhjetera raste muajt e fundit qe kam blere neper supermarketet e kryeqytetit me ka ndodhur qe ne cdo fature te me jene mbajtur nga 2-8 leke per blerje. Kasjeret e supermarketeve nuk u kthejne me konsumatoreve monedhat 1 lekeshe emetim i Bankes se Shqiperise dhe njesia me e vogel monetare e serise se parave shqiptare ne qarkullim madje te mbrojtur edhe me ligj. Kaq e vertete eshte kjo sa mjafton te besh nga nje blerje ne cdo supermarket te kryeqytetit por ne artikuj ku cmimi nuk eshte fiks dhe secili mund te konstatoje me lehtesi se monedhat e fundit te restos se tij nuk i kthehen. Eshte fjala pikerisht per monedhat e metalike te prerjes 1 lek te cilat duket sikur jane zhdukur nga qarkullimi. Por kjo zhdukje duket se eshte bere me dashje dhe vetem ne leverdi te supermarketeve te cilat nuk i perdorin me ne kasat e tyre pikerisht me qellimin e fitimit duke perfituar nga indiferenca mungesa e respektit per parane ose turpi i shume bleresve qe nuk i kerkojne ose ne rastin me te keq ua lene bakshish kasjereve.

Fenomeni
Rrumbullakosja e faturave eshte kthyer ne nje zakon tashme per cdo supermarket ne kryeqytet duke perfituar nga mungesa e kerkeses se llogarise se klienteve. Ne shume raste p.sh. nje artikull kushton 99 leke me oferte nga nje cmim qe ka pasur me pare por asnje klient nuk ka shansin ta bleje ate me kete cmim pasi kur jep monedhen 100 lekeshe atij nuk i kthehet resto ajo 1 lekeshe. Por ne kasen e supermarketit kjo regjistrohet si shitje 99 leke per produktin ku dhe per kete cmim taksohet nga shteti. Ne raste te tjera edhe me flagrante kur nje konsumatori fatura e ushqimeve qe ka blere i shkon p.sh. 897 leke 578 leke etj. kjo vetem ne faturen tatimore/fiskale shuma qe ne fat i kerkohet ne leke nga kasjeri dhe i mbahet eshte gjithmone 900 leke ose 580 leke. Por kjo gje ndodh gjate gjithe dites dhe pothuajse te te gjithe klientet e te gjitha supermarketeve te kryeqytetit. Keta te fundit me koshience te plote e kane nxjerre nga qarkullimi monedhen 1 lekeshe. E para qe duhet te shqetesohet ne kete rast eshte Autoriteti Qendror Financiar Banka e Shqiperise pasi ne shume raste kete monedhe e gjen vetem neper rruge te flakur ose te ndonje koleksionist i huaj monedhash.

Vjedhja
Mund te duket si nje loje keqkuptim apo neglizhence e parendesishme si nga klienti ashtu dhe nga supermarketi por ky i fundit kete gje ne fat e ben me qellim. Sipas ligjit Per mbrojtjen e konsumatorit dhe edhe sipas disa ligjeve te tjera mos kthimi i restos ne sasine e duhur klientit konsiderohet si zhvatje qe eshte nje vjedhje e mirefillte dhe qe ne fakt perben me te drejte veper penale. Kuptohet nese konsumatori eshte aq i ndergjegjshem sa ta denoncoje kete fakt. Sipas llogarive te bera nga nje ekonomist kontabel nje market ose nje supermarket nga keto monedha qe u mban klienteve ose nga keto rrumbullakosje te faturave cdo klienti nga 2 - 8 leke ne nje blerje fiton mesatarisht ne muaj deri ne 100 mije leke. Por ne shume raste nga sa kemi mesuar kjo lloj vjedhje e vockel e rafinuar eshte nje marreveshje midis kasjereve dhe menaxhereve ose shefave te turneve duke ndare bashke fitimin ne fund te cdo turni pa dienine e pronareve ose drejtuesve te medhenj. Pervec kasjereve qe bejne grabitjen si ne monedha ashtu dhe ne piket e kartave menaxheret jane ata qe kane pjesen pasi mbulojne ne cdo rast ankesat ose kritikat e klienteve qe mund te ankohen kur konstatojne shkelje te tilla. Keta kliente nga kasjeret dhe menaxheret konsiderohen si kliente zevzek dhe shpesh shmangen per te mos pasur prishje te skemes.

13 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›