Licencat e lojerave te fatit si demshperblehen shoqerite kur nuk u jepet leja
Ndryshimet ne ligjin Per lojerat e fatit i japin te drejte edhe atyre subjekteve qe aplikojne per te marre nje licence per te hapur lojera fati apo kazino. Ndryshimet e bera ne ligj nga Ministria e Financave regullojne edhe pjesen e cila parashikon mosmiratimin ose mosdhenien e licences per hapjen e ketyre lloj bizneseve. Sipas udhezimit te posacem te MF-se Te gjitha subjektet juridike apo fizike te cilat jane pajisur me licence nga autoriteti kompetent per te ushtruar aktivitete specifike per lojera fati te tilla si lotari casti lotari me shorte keno etj. licenca e te cilave eshte revokuar me ligj te posacem do te demshperblehen nga organi tatimor nen juridiksionin e te cilit ato jane te regjistruar. Nuk perfitojne nga ky udhezim ato subjekte te cilave u eshte revokuar licenca per arsye te shkeljes se dispozitave te ligjit apo te kushteve te percaktuara ne leje. Periudhe e perdorimit te licences konsiderohet periudha nga momenti i marrjes se saj e deri ne momentin kur ka hyre ne fuqi ligji qe ka revokuar licencen.
Kriteret per perfitimin e demshperblimit
Demshperblimi kryhet vetem per ato subjekte te cilat permbushin kriteret e percaktuara ne kete udhezim. Per te perfituar demshperblimin subjektit te cilave u eshte revokuar licenca duhet te depozitojne prane drejtorise rajonale tatimore dokumentacionin e meposhtem a Kerkese me shkrim nenshkruar nga pronari i subjektit juridik/fizik apo administratorit te tij te deleguar per kryerjen e rimbursimit. Kerkesa i drejtohet deges tatimore nen juridiksionin e se ciles subjekti eshte i regjistruar. b Dokumentin origjinal te licence leshuar nga autoriteti perkates. c Kopje e noterizuar e pasqyrave financiare per periudhen e ushtrimit te aktivitetit te lojes se fatit duke filluar nga viti kur subjekti eshte pajisur me licence dhe deri ne vitin kur eshte depozituar bilanci i fundit qe perfshin aktivitetin e lojes se fatit per te cilen eshte revokuar licenca.
Menyra dhe forma e demshperblimit
Me permbushjen e kritereve te percaktuara ne kete udhezim organi tatimor pas verifikimit te situates tatimore te tatimpaguesit pergatit dokumentacionin e nevojshem per te kryer rimbursimin. Nese subjekti tatimpagues rezulton me detyrime te papaguara perfshire gjoba dhe kamatevonesa per aktivitetin per te cilin eshte revokuar licenca vlera e detyrimeve i zbritet shumes per rimbursim. Me kerkesen e subjektit shuma per rimbursim mund te kalohet a Ne llogarine e subjektit te cilit i eshte revokuar licenca
b Per pagesen e detyrimeve per llogari te nje subjekti tjeter por me te njejtin pronar/bashkepronar. Ne kete rast perfituesi detajon tek organi tatimor me kerkese te gjitha te dhenat per destinimin e shumes per demshperblim. c Per kryerjen e pagesave te ardhshme nese subjekti ka paraqitur/paraqet kerkese prane NJMLF-se per pajisje me licence te re per lojera fati. Ne kete rast administrata tatimore dhe Njesia e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit kryejne procedurat e nevojshme per te realizuar transaksionin.
Masa e demshperblimit
Perllogaritja e demshperblimit behet sipas formules se meposhtme Demshperblimi = SH - SH/Nn ku SH shuma e paguar ne momentin e marrjes se licences N afati ne muaj i vlefshmerise se percaktuar ne licence n periudha ne muaj e perdorimit te licences. Shembull Subjekti X eshte pajisur me licence per ushtrim lojera fati Lotari me shorte dhe ka paguar ne momentin e marrjes se licences shumen 10.000.000 leke me afat vlefshmerie te licences 10 vjet. Licenca eshte leshuar ne daten 10 korrik 2006. Ne daten 15 janar 2009 ligji perkatese ka shfuqizuar kete licence. Masa e demshperblimit qe do te perfitoje subjekti do te llogaritet si me poshte Demshperblimi leke = 10.000.000 - 10.000.000/120 muaj19 muaj.
KESH Ne tetor do shitet energji ja 4 kompanite fituese
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do te eksportoje gjate muajit tetor sasine e energjise prej 79.200 ME/h ne Greqi Mali i Zi dhe Serbi permes kater kompanive fituese mes te cilave nje shqiptare. Pas vleresimit dhe kualifikimit te ofertave qe bene disa kompani te huaja dhe ne perfundim te negocimit KESH-i ka shpallur fitues shoqerite EFT dhe ALPIQ dy kompani nga Zvicra GEN-I sh.p.k Tirane dhe Energy Supply LTD nga Bullgaria. Burime te KESH-it thane se periudha e shitjes se kesaj sasie te energjise do te jete 22 ditore duke nisur nga data 8 tetor deri ne fund te muajit. METE publikoi dje te dhenat deri ne oren 08.00 te kuotave dhe prurjeve te ujit ne hidrocentralet mbi kaskaden e lumit Drin duke bere te ditur se nuk ka asnje problem deri tani nga reshjet e shirave qe kane nisur naten e kaluar. Sipas METE-s behet e ditur se ne HEC-in e Fierzes niveli i ujit aktualisht shenon 286.52 m dhe prurjet 194 m3 uje ne sekonde. Ne HEC-in e Komanit niveli i ujit eshte 170.31 m prurjet anesore shenojne vleren e 84 m3/sek ndersa ne HEC-in e Vaut te Dejes niveli i ujit ka arritur ne 73.02 m. Sipas burimeve prodhimi ditor i energjise elektrike eshte 15.322 MW/h ndersa eksporti 3900 MW/h.
13 Tetor 2010