E Diel, 1 Nëntor 2026

BQE pritet të shkurtojë normat e interesit

BRUKSEL - Banka Qendrore Europiane pritet të shkurtojë normat e interesit në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike në një kohë tensionesh për ekonominë e Eurozonës.

Një shkurtim i tillë do të ishte i pari në dhjetë muajt e fundit, duke e çuar normën e interesit në një rekord të ri uljeje. Aktualisht normat janë në 0.75 për qind, por ka pasur kërkesa për shkurtime të tjera, për shkak të rritjes së shqetësimeve për ekonominë dhe rënies së inflacionit.

Banka Qendrore Europiane pritet ta bëjë njoftimin më vonë gjatë ditës, ndërsa të dhënat zyrtare të publikuara të martën treguan rekordin maksimal të papunësisë në vendet e Eurogrupit dhe inflacionin në rënie.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›