Vetëvritet me armë gjahu 56-vjeçarja
FIER- Ditën e djeshme rreth orës 11.30, ka gjetur vdekjen e shkaktuar me armë zjarri, në qytetin e Patosit të rrethit Fier, shtetësja Hava Q., 56 vjeç. Sipas burimeve nga policia lokale, sapo është marrë njoftimi është ngritur grupi hetimor, i cili së bashku me Specialistë të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e para hetimore. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se viktima është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e saj, në qytetin e Patosit. Në vijim, nga strukturat e policisë vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje. Dy ditë më parë, një 24-vjeçar në qytetin e Laçit i ka dhënë fund jetës si pasojë e depresionit.