E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashash në makinë, policia ndalon Ledian Ruçin

Durrës- Djali i deputetit Gramoz Ruçi është shoqëruar në komisariat nga policia e Durrësit pasi në makinën e tij i është gjetur një sasi lëndë narkotike.

Zëdhënësja e DPQ-së Durrës, Ornela Cako deklaroi se Ledian Ruçi është ndaluar nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

28-vjeçari është ndaluar për një kontroll dokumentacioni dhe policia ka gjetur 1.5 gr lëndë narkotike të llojit, kanabis në makinën që është në pronësi të deputetit Gramoz Ruçi.

Ndërsa tre ditë më parë te Rrethrrotullimi i Plepave në Durrës, Ledian Ruçi nuk iu bind policisë për verifikim dokumentacioni dhe pas kontrollit që iu ushtrua automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z u sekuestrua një armë gjahu pa leje. Por që më pas u deklaruar se i përkiste shtetasit Lori Kelolli, mik i Ruçit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Armë pa leje në makinën e Gramoz Ruçit, policia ndalon të birin Durrës- Djali i deputetit socialist, Gramoz Ruçit është ndaluar nga...
  2. Aksidenti në Tiranë, lihet i lirë Ledian Ruçi Tiranë- Ledian Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste Gramoz...
  3. Sërish drogë drej Italisë, policia sekuestron 202 kg hashash dhe 10 kg heroinë Durrës- Një tjetër sasi e konsiderueshme lëndë narkotike u sekuestrua...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›