E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Turqia partner strategjik i Shqiperise

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe të Turqisë, të kryesuar nga Ambasadori, Volkan Bozkir, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare, në vendin tonë.
Haxhinasto vlerësoi se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve kanë njohur zhvillime të rëndësishme në aspektin politik, ekonomik dhe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ai nënvizoi faktin se Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, në rajon dhe më gjerë dhe në këtë kontekst vlerësoi kontributin e saj në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë parlamentar dhe u shpreh besimi se ai do të shtrihet edhe në nivelet e komisioneve të tjera parlamentare.
Parlamentarët turq vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë e përtej tij, si dhe bashkëpunimin në kuadrin e NATO-s. Të dy palët nënvizuan nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e turizmit, bujqësisë dhe energjisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›