E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet në banesë polici i burgjeve, dyshohet depresioni

KRUJË-Një 30 vjeçar që punonte si polic në burgun e Zaharisë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e të ndjerit, ku pas të shtënës së armës ai është gjetur nga familjarët i pajetë.
Lajmin e bën me dije policia, sipas të cilës viktimë është shtetasi Arjan Mërlika, 30- vjeç, me detyrë polic në burgun e Zaharisë.
"Ai ka shtënë në drejtim të vetes me armën e shërbimit"- thonë burimet policore, pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes. Pas goditjes, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia nuk bën me dije ende ndonjë arsye për këtë ngjarje, ndërkohë që po mbledh dëshmitë e familjarëve. Dyshimet e para janë për një gjendje depresive të të riut, por ende kjo nuk është zyrtarizuar. Vetëm dy ditë më parë një tjetër polic burgu, i dha fund jetës në Elbasan.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›