E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vetingu i politikanëve, Rushaj: “Procesi duhet të jetë publik“

Kryetari i Grupit  Parlamentar të PD-s, Alfred Rushaj tha sot per medie, se Vettingu në politikë duhet të jetë një proces publik. “Nuk shoh dualizëm. Basha është shprehur qartë edhe dje se cili është qëndrimi i PD për këtë punë. Kemi rezerva me punën e SPAK, nuk është se kemi lëvizur nga ai qëndrim. Por po investojmë në këtë drejtim se nuk keni frikë dhe për të fshehur asgjë. Duke qenë një proces publik, prokurorët e SPAK që do të merrem me këtë punë do të duhet që vendimmarrjen e tyre do ta bëjnë publike. Standardi do të jetë publik. Nëse kjo bëhet publikisht, ky do të jetë gjykimi më i mirë që qytetarët do t’i japë SPAK-ut.”, theksoi ai. Sipas Rushajt nisma për ndryshimet kushtetuese ku përfshihet edhe vetingu në politikë, si edhe Reforma Zgjedhore dhe ajo territoriale, duhet të ketë konsensus në Kuvend.“Ndryshimet qe janë depozituar ka të bëjnë me ndryshimin e Kushtetues. Të gjitha ndryshimet më një ligj përmblidhe në një mbledhje të përbashkët të komisionit të legjislacioni dhe të ligjeve dhe do diskutohen këto. Axhenda jonë është e pavarur nga PS. Duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve dhe të opozitës. Kanë të bëjnë me votën e lirë me reformën zgjedhore, Territoriale. Dhe me korrupsionin e pastërtinë e figurës së politikanëve kjo është axhenda jonë dhe këto do shtyjmë përpara.
“Tek propozimi jonë vota preferenciale është e përfshirë. Janë gjëra teknike që do detajohen. Ndryshime të kushtëzuar nga Gjykata Kushtetuese janë subjekt diskutimi. Kem i propozuar krijimin e Komisionit me përfshirjen e të gjitha palëve. Për të diskutuar çështjen zgjedhore.” tha Rushaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›