E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadorja e SHBA, Kim: Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut

Ndryshimet kushtetuese të vettingut në sistemin e drejtësisë, të paraqitur nga PS-ja, si dhe nisma e PD-së për vettingun e poltikanëve kanë vënë në lëvizje ndërkombëtarët. Pas depozitimit të nismës së PD-së në Parlament që parashikon tre reforma, vetting në politikë, reformë zgjedhore dhe ndarje e re territoriale, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e OSBE-së, Vinceno Del Monaco.

“U takova me  Ambasadorin Del Monako sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR  mbi zgjedhjet”, shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›