Rusia dhe Kina protestojnë kundër Çekisë
Autori i Lajmit: red.
Qeveria e Çekisë ka miratuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për stacionimin e sistemit të planifikuar amerikan të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore. Aprovimi u dha gjatë një takimi që u bë të mërkurën në qytetin Teplice, bëri të ditur një zëdhënëse. Uashingtoni synon ta lidhë pajisjen e radarit në Çeki me 10 antiraketa të stacionuara në Poloni. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme në Pragë, ministrja e Jashtme Amerikane, Kondoleza Rajs, do të shkojë brenda dy muajve të ardhshëm në Pragë, për të nënshkruar marrëveshjen kuadër. Në themel të kësaj marrëveshjeje janë dy marrëveshje të tjera, të cilat duhet të aprovohen nga Parlamenti. Negociatat për marrëveshjen e dytë ende vazhdojnë. Kundër këtij vendimi janë shprehur si Rusia ashtu dhe Kina, të cilat dallohen për politikat e tyre kundër SHBA-së në kuadër të armëve bërthamore apo sistemeve të mbrojtjes raketore.
Reagimi
Vendimi i Çekisë për të mbështetur SHBA-në në stacionimin e sistemit të planifikuar amerikan të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore u shoqërua me protesta të forta nga Rusia dhe Kina. Në një deklaratë të përbashkët, u tha se të dyja palët besojnë se krijimi i një sistemi të mbrojtjes raketore nuk ndihmon për krijimin e një ekuilibri dhe stabiliteti dhe dëmton përpjekjet ndërkombëtare për kontrollin e armëve dhe mosfurnizimin me to. Rusia dhe Kina thonë se planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e një sistemi për mbrojtjen nga raketat në Evropën Qendrore mund të bëjnë më shumë dëm se mirë. Presidenti rus, Dimitri Medvedev, dhe presidenti kinez, Hu Xhin Tao kritikuan planin amerikan të raketave në një deklaratë të përbashkët, menjëherë pas arritjes së udhëheqësit të Kremlinit në Pekin. Udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë thanë se vendosja e një sistemi të mbrojtjes nga raketat dhe e një radari në Poloni dhe në Republikën Çeke është në kundërshtim me përpjekjet për të nxitur besimin dhe stabilitetin. Zoti Hu dhe zoti Medvedev ranë gjithashtu dakord për një marrëveshje me vlerë prej një miliard dollarësh për ndërtimin nga Rusia të një uzine për prodhimin e energjisë bërthamore në Kinë. Zoti Medvedev ndodhet në Pekin për dy ditë bisedime mbi tregtinë dhe çështjet ndërkombëtare.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008