Ban Ki Mun takohet me liderin birmanez
Autori i Lajmit: red.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, që ndodhet për një vizitë në Birmani, dje vizitoi kryeqytetin, Naypyidau. Ai është takuar me gjeneralin Than Shve, në selinë e qeverisë ushtarake në kryeqytet. Një korrespondente e BBC-së, që po shoqëron zotin Ban, tha se bisedimet pritet që të jenë të ashpra, ndërsa zoti Ban do t i thotë udhëheqësit ushtarakë të Burmës, se banorët kanë nevojë për një operacion shpëtimi.
Më herët zoti Ban tha se katastrofa ishte përtej kapacitetit të Birmanisë për ta përballuar atë pa asnjë ndihmë. Zoti Ban tha se nga dy milionë vetë që kishin nevojë për ndihmë, vetëm një e katërta e kishte marrë atë. “Unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që kam parë, jam prekur shumë nga shkatërrimi, shumë vetë kanë humbur jetën, janë shkatërruar shtëpi, rrugë që janë mbuluar nga uji dhe planatacionet e orizit janë përmbytur. Jam shumë i shqetësuar”, - tha Ban Ki Mun. Ai shpreson të bindë qeverinë ushtarake që të pranojë më shumë ndihmë dhe mbështetje nga jashtë për viktimat e ciklonit. Përpara se të largohej për në Birmani nga Tajlanda, zoti Ban tha se dëshironte që të shpejtohej lëvizja e lirë e ndihmës humanitare dhe të punonjësve humanitarë. “Ne duhet të bëjmë më të mirën për popullin e Mianmarit. E them tani, e kam thënë edhe më parë: çështja e ndihmave dhe e asistencës nuk duhet të politizohet”, - tha zoti Ban. Ai shtoi se fokusi i përpjekjeve ishte shpëtimi i jetës. Me të mbërritur në Rangun, zoti Ban i tha ministrit të Jashtëm, Nyan Uin, se ndihma duhet të shpërndahej në mënyrë sistematike, por shtoi se qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte të tregonte solidaritet. Gati 90 mijë vetë konfirmohen të vdekur prej ciklonit, ndërkohë dhjetëra mijëra të tjerë janë shpallur të zhdukur. Një korrespondent i BBC-së, që udhëton me zotin Ban, thotë se prejardhja e tij aziatike (ai ka qenë si ish- ministër i Jashtëm i Koresë së Jugut) do të thotë se ai e kupton se Birmania nuk dëshiron shumë ndërhyrje nga Perëndimi.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008