Vetura 500.000 dollarëshe e Will.I.Am

Ylli i grupit ‘The Black Eyed Peas’, reperi Will.I.am po del të jetë pronar i një veture luksoze e cila kushton hiç më pak se 500.000 dollarë.
‘TMZ’ raporton se ai është parë të martën duke shëtitur në rrugët e Los Angelos me këtë veturë të llojit ’Morgan Aero 8', e prodhuar nga ‘West Coast Customs’.
Kjo veturë nuk është e vetmja veturë super e shtrenjtë që Will ka në garazhin e tij. Ai gjithashtu posedon një ‘DeLorean’ që thuhet se kushton 700,000 dollarë.
Vetura në fjalë madje u bë shumë e komentuar verën që lamë pas për shkak që thuhej se ajo ishte vjedhur afër një klubi nate në Hollywood ./Indeksonline/