E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admiruesja e flaktë e princit Harry

Ish anëtarja e grupit ‘Pussycat Dolls’, këngëtarja Ashley Roberts ka shprehur admirimin e saj për princin Harry duke thënë se ai është një person shumë i ’përshtatshëm’.

Mediet e huaja raportojnë se bjondja bukuroshe gjatë kësaj jave është fotografuar duke flirtuar me princin në një klub nate në Londër.

Këto thashethëme i ka mohuar Ashley duke insistuar se ajo as që ka folur me princin por sidoqoftë, ajo nuk e ka mohuar se ka një simpati të veçantë për të.

Unë isha në atë klub por as që pata shansin ta përshëndes Harry-n gjë për të cilën më vjen keq. Ai është shumë i përshtashëm”, ka thënë këngëtarja duke shfaqur me entuziazëm simpatinë e saj ndaj prinit Harry./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›