E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetvendosja shpërfill mocionin: Më 22 Janar do protestohet

PRISHINE-Miratimi i mocionit sot në Kuvendin e Kosovës të propozuar nga PDK ka nxitur dilema nëse Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e detyruar që të anulojë protestën e paralajmeruar për të dielën.
Por kryesia e Vetvendosje konfirmon se protesta nuk do të ndalet. “Ne do të protestojmë më 22 Janar, pavarësisht mocionit sot”, vendosi në mbrëmje kryesia e Lëvizjes Vetvendosje.

Vetëvendosja ka paraljmaruar një protestë për të dielën me skenar të njejtë si e 14 janaritz, bllokimin e pikave doganore në Merdare dhe te Dheu i bardh, me qëllim respketimin e marrëveshjes reciproke të futjes së mallrave në Kosovë e Serbi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›