E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, digjet autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë

KUKËS- Një autobus që udhëtonte në linjën Tiranë–Prishtinë me pasagjerë, kryesisht studentë kosovarë, është djegur tërësisht sot në mbrëmje në autostradë.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në afërsi të Fushë Dukagjinit, rreth 6 kilometra larg qytetit të Kukësit, kur një autobus që udhëtonte nga Tirana në drejtim të Prishtinës, befas ka marrë zjarr.

Të gjithë pasagjerët kanë mundur të dalin me shpejtësi, por megjithë përpjekjet e bëra, autobuzi është djegur tërësisht, por pa pasoja për udhëtarët, të cilëve u janë djegur vetëm bagazhet që kishin me vete.

Ndërkohë, po hetohet për shkaqet e rënies së zjarrit të menjëhershëm dhe paraprakisht mendohet se zjarri është rrjedhojë e një shkëndije elektrike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›