Banorët e Kombinatit protestë për dritat. CEZ: Ngarkesa në rrjet
TIRANË-Dhjetra e qindra banorë të Kombinatit, burra, gra, pleq e fëmijë kanë dalë sot në qendër të lagjes së tyre për të protestuar mbi mungesën e energjisë elektrikë. Ndërkohë CEZ reagon dhe justifikohet se ndërprerjet vijnë nga mbingarkesat në rrjet.
Por, banorët thonë se prej muajsh janë të detyruar të qëndrojne për orë të tëra pa energji. Protesta është zhvilluar në qendër të Kombinatit. Banorët kanë dalë edhe në rrugën kryesore duke protestuar me të vetmen parrullë: “Duam Drita!”
Protesta e banorëve të Kombinatit është mbështetur edhe nga deputeti socialist i zonës Saimir Tahiri. Protesta nuk ka kaluar pa incidente me policinë, pasi kjo nuk lejoi zhvillimin e protestës së banorëve në rrugën kryesore.
Deputeti i Kombinatit Saimir Tahiri u shpreh për mediat:
“Është një situatë skandaloze dhe e padurueshme. Me orë të tëra këta qytetarë vuajnë pa drita dhe nuk ka asnjë mundësi për të jetuar dhe për të zhvilluar një jetë normale, në kushte minimale. Kombinati, por edhe një pjesë e Tiranës, sot vuan mungesën e energjisë elektrike dhe kjo është një situatë e padurueshme. Ne do vazhdojmë të protestojmë deri kur qeveria t’i thërrasë mendjes se ndaj qytetarëve duhet të tregojë respekt, duke i ofruar kushte minimale jetese. Këtu hyn edhe energjia elektrike”.
Më pas banorët e Kombinatit janë shpërndarë qetësisht pas protestës.
Por, CEZ Shpërndarje reagoi ndaj protestës duke theksuar se ndërprerjet e alternuara janë kryer me kërkesë të OST. Sipas CEZ, mbingarkesa në rrjet ka sjellë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.
Madje CEZ thekson se për ndërprerjen e vazhdueshme të dritave janë bërë dhe njoftime në media.
(d.b/BalkanWeb)