E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, miratohet mocioni i ri për reciprocitetin

PRISHTINE- Me 59 vota pro, 41 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi sonte kundër-mocionin e PDK-së dhe koalicionit qeveritar për shfuqizimin e mocionit të 7 dhjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë. Lajmi bëheti i ditur nga Koha Ditore.

“Kuvendi mirëpret marrëveshjet e arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë nga dialogu; Qeveria obligohet që në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës të zbatojë masat e reciprocitetit; ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit dhe shfuqizon të gjitha vendimet tjera lidhur me këtë çështje”, thuhet në kundër-mocionin e PDK-së së miratuar sonte.

Në debatin e ashpër që u zhvillua lidhur me këtë, partitë opozitare e kundërshtuan mënyrën e propozimit të këtij mocioni nga PDK-ja, duke vlerësuar se është dashur që së pari të ketë debat, kurse pastaj, në bazë të debatit të nxirren rekomandimet.

Deputetë të Vetëvendosjes thanë se kjo tendencë e PDK-së është tendencë për t’ia mundësuar Qeverisë ta shpërfillë Kuvendin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›