E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgim në Tiranë, copëtohen rrugët e kryeqytetit

Qytetarët dhe automjetet janë ato që po e vuajnë më shumë fenomenin e rrugëve të prishura. Tirana me të tilla ndërhyrjen nuk i ngjan më një kryeqyteti me rrugë të asfaltuara.
 

Gropat dhe kanalet që hapen çdo ditë për shkak të ndërhyrjeve në problemet e linjave telefonike apo internetit janë shtuar tepër, duke u kthyer në një problem serioz për qytetarët.
 

Makinat ndeshen çdo ditë me këtë problem duke kaluar mbi forma të ndryshme gropash apo kanalesh, të cilat hapen vend e pavend.
 

Këto punime që bëhen gjatë ditës orar pa orar shkaktojnë pengesë në qarkullim dhe jane të shumtat raste kur shënojnë trafik.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›