“Plehrat”, AKIP: Referendumi të shqyrtohet nga Kushtetuesja
Aleanca Kundër Importit të plehrave pasi ka mbledhur firmat për referendum popullor kërkon që çështja të mos shqyrohet më nga KQZ por nga Gjykata Kushtetuese. Gjatë një tryeze me grupet e interesit Aleanca ka shprehur vendosmërinë për ti shkuar deri në fund kësaj çështjeje.
Ish ministri Jashtem Besnik Mustafaj shprehet se pavarësisht inicativës problemin për referendumin e shikon tek politika. “Opinoni publik në Shqipëri është ende i papjekur sa duhet për të pasur një ndikim mbi qeverisjen e vendit dhe vetë qeverisja në këto 20 vjet nuk ka krijuar një sensibilitet për reagimin e opinionit publik. Referendumi është praktikisht i marrë peng nga klasa politike pasi 3 referendumet e zhvilluara janë nisma të klasës politike. Në 2008-ën kishte tentativë për referendum për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese por që dështoi” theksoi Mustafaraj.
Kjo nismë e AKIP vjen pasi Presidenti Topi në tetor 2011 ka kthyer mbrapsht ligjin e plehrave. Sipas kreut të shtetit ishte neni 49 ai që lejonte importin e plehrave në vendin tonë, i cili bie në kundërshtim të hapur me kushtetutën.