E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/ Asnjë shkodran në Konferencën socialiste në Shkodër

23-04-2013 / Gazeta 55

Në Partinë Socialiste caktimi i qytetit të Shkodrës për të firmosuar marrëveshjen e koalicionit të majtë, ku bëhen bashkë socialistë, euro-komunistë, anarkistë dhe aleancistë ishte një ekuacion më shumë të panjohura. Jo vetëm pse Shkodra është epiqendra e reaksionit të ligjshëm antikomunist, por dhe faktin që në Shkodër Partia Socialiste nuk ka as degë e as kryetar të degës lokale.
Më saktë në konferencën socialiste të mbledhur në Shkodër nuk kishte një shkodran, të gjithë kishin ardhur nga Tirana dhe rrethet për të mbushur një sallë që shkëlqente nga mungesa e vendalive.
Është fakt zgjedhor që Partia Socialistet është jabanxhije në Shkodër, çka është sinjalizues i të huajësimit që ajo ka me qytetin më antikomunist të Evropës juglindore. Edi Rama sa herë shkon në Shkodër detyrohet të thotë se ka një damar nga ky qytet për të marrë pak simpati që në kushte të tjera nuk do ta kishte kurrë. 
Edhe Fatos Nano kishte këtë kompleks të Shkodrës që mundohej ta kompensonte duke vendosur kandidatë të djathtë ose biznesmenëve që dilnin nga basifondet e zeza të krimit si kandidatë për deputetë. 
Në zgjedhjet e fundit lokale PS-ja humbi në Shkodër me një diferencë 10 mijë vota, ndërsa Edi Rama fajësoi në Shkodër strukturat lokale të PS-së, për humbjen duke mos marrë asnjë përgjegjësi. Në takimin e zhvilluar me socialistët e Shkodrës, kreu i Partisë Socialiste ka kërkuar largimin nga detyra të kreut aktual të degës së PS në këtë qytet, Genc Uruçi dhe emërimin e askujt.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›