E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/ Rama kthen qeverinë në bashki, dy ish-nënkryetaret në kabinetin e tij, si hipotekë e sistemit të 20 përqindëshit

20-08-2013 / Gazeta 55

Kryeministri në ardhje Edi Rama po vërteton me çdo akt të tij rikthimin e modelit të qeverisjes së bashkisë në qeverisje të vendit. Edi Rama bëri të ditur dje se drejtoresha e kabinetit të kryeministrit të ri do të jetë Vali Bizhga. Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë kur Edi Rama ishte kryebashkiak është një grua që ka çelësat e mistereve të tij.  Një tjetër ish-nënkryetare e Ramës në bashki është Mimi Kodheli, e cila është emëruar sëfundmi ministre figurante e  Mbrojtjes.  Kjo qeverisje e Edi Ramës është replikë e modelit që instaloi në Bashkinë e Tiranës, heshtje, verbëri, besnikëri dhe adhurim. Kabineti i Ramës është ndërtuar gati-gati me njerëz që në PS kanë ardhur pas ardhjes së tij në krye të Partisë Socialiste. Këtë ministra të kabinetit qeverisës janë hije të Edi Ramës. Nuk kanë dhënë asnjë shenjë personaliteti përpos logjikës jeniçerë dhe servilizmit të pashoq. Këto ministra janë mirënjohës për karrierën e tyre të pamendueshme në kushte të një demokracie të konsoliduar. Shumë prej ministrave të Edi Ramës nuk kanë një librezë pune sepse nuk kanë punuar asnjë ditë në shtet. ministrat Sajmir Tahiri, Erjon Veliaj, Ditmir Bushati, Milena Harito, Bled Cuçi dhe Lindita Nikolli, nuk kanë një libreze pune të vulosur çka sinjalizon se nuk kanë asnjë eksperiencë drejtuese të punëve publike. Duke marrë Sajmir Tahirin në lupë shikon sesi ministri i Brendshëm në veprimtarinë e tij profesionale si jurist ka të regjistruar dhënien e disa leksioneve në ca universitete private dhe asgjë tjetër me rëndësi. Në shtator Sajmir Tahir do të drejtojë ministrinë që ka në varësi Policinë e shtetit dhe me ca kredencialesh kjo nuk dihet. Po ashtu Erion Veliaj, që ka bërë jetë OJQ-je dhe në çështjet shtetërore nuk ia ka haberin fare. Madje Edi Rama na ka thënë se Erjon Veliaj do të na japë Mirëqenien Sociale. S’po flasim këtu për ministren e administratës publike dhe Telekomunikacionit, Milena Harito-Koleka, që punë në shtetit shqiptar ka vetëm 6 mujorin në Bashkinë e Edi Ramës. Po ashtu ministrja e ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni nuk e ka haberin për Turizmin apo Zhvillimin Urban sepse karriera e saj profesionale bazohet në studimet e çështjeve sociale dhe barazisë gjinore. Padyshim zonja ministre Gjermeni ka mangësi elementare në çështjet e Turizmit dhe Zhvillimit Urban dhe njohuritë e saj në punët e drejtimit lenë për të dëshiruar. Nuk duhet shumë mend që Edi Rama ka krijuar një qeveri më pikëpyetje porsa i përket ekspertizës qeverisëse. Pasuritë shtetformuese të PS, ku ka deputetët ish-kryeministra si Pandeli Majko apo Bashkim Fino, ose deputetë ish-ministra Arta Dade, Gramoz Ruçi, Ben Blushi, Blendi Klosi, etj. janë lënë në hije e harresës së madhe. Rama i frikësoi këtë personalitete me faktin se po të bëheshin ministra nuk do të ishin deputetë dhe kjo i frenoi aspiratat legjitime. Ndërsa ministra janë bërë 12 persona që kanë hyrë në PS kur kryetar PS-ja tashmë ishte Edi Rama dhe karrierën e tyre ia dedikojnë të gjithën atij. Ndaj edhe po ishin as ministra dhe as deputetë nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe për ta.  Kësisoj edhe “mirënjohja” e tyre klientelishte do të shfaqet në format e një servilizmi të pashoq sepse janë aq të paftë për të dalë në sipërfaqe saqë do të detyrohen të përgjërohen dhe përkulen ndaj çdo kritike apo urdhri. Edi Rama nuk kërkonte ministra që karrierën dhe autoritetin në parti e kishin fituar falë meritës së tyre, por falë zemërgjerësisë shtinjake të Ramës. Të vetmit ministra që kanë një farë eksperience në drejtim janë Shkëlqim Cani, ministër i Financave, i dalë nga kuzhina e Ramiz Alisë dhe Arben Ahmetaj, ministri i Fatos Nanos. Sidoqoftë një gjë është e sigurt, pavarësisht aftësive të tyre të pakta, të gjithë janë ushtarë të bindur të Ramës. As edhe një që të ketë qenë rival i Ramës apo qe ti ketë dalë ndonjëherë kundër. Ata do të jenë ministra të një kryeministri ekscentrik që më shumë do të japë spektakël sesa do të punojë. Padyshim  qytetarët kërkojnë një qeveri më të mirë pavarësisht bindjeve politike, në fund fiton vendi dhe buxheti familjar dhe shëndeti. Por kur e fillojnë me mos mbajtjen e premtimeve akoma pa u votëbesuar qeveria kuptohet se çfarë mund të presësh nga këto ministra oborri. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›