Vëzhgimi/Pse Edi Rama nuk flet për marrjen e Statusit të vendit kandidat?
Edi Rama foli boll për politikë të jashtme boll në kryeqytetet e vendeve fqinje. Mirëpo në asnjë prej tyre nuk foli për marrjen e Statusit të vendit Kandidat në dhjetor të këtij viti ashtu siç ka deklaruar ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Kryeministri i majtë e ka zët të flas për integrimin evropian, aq më shumë për statusin e vendit kandidat, të cilën e ka sabotuar në vijimësi. Një herë me shtyrjen e votimit të ligjit për imunitetin parlamentar e herë tjetër me nxjerr të kleçkës së qarkut të Fierit për të mos votuar tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Edhe kur Ilir Meta ia mbushi mendjen ti votonte, Edi Rama preferoi ta zgjaste deri në momentin kur statusit nuk do të merrej përpara zgjedhjeve parlamentare sepse e shikonte si avantazh të kryeministrit Berisha dhe jo të shqiptarëve.
Edi Rama nuk mund të lejonte Sali Berishën që të merrte edhe Statusin e vendit Kandidat pasi kish anëtarësuar Shqipërinë në aleancën më të madhe ushtarake që ka njohur bota, NATO, apo duke liberalizuar vizat me vendet e zonës “Schengen”, në të cilën falë qeverisë së Berishës qytetarët mund të lëvizin të lirë në Europë. Për llogari të dobëta elektorale Edi Rama sabotoi marrjen e statusit të vendit Kandidat në mars të këtij viti sepse Bashkimi Europian e kish bërë të qartë votoni tre ligjet dhe merrni statusin e vendit kandidat. Dhe pikërisht një prej këtyre tre ligjeve është në mendjen e Ramës për t’u zhbërë në praktikë, ky ligj është ai i Nënpunësit Civil që mbron punonjësit e administratës. Këtë ligj Edi Rama e sheh si pengesë të ndryshimeve masive në administratë dhe për këtë arsye do të mundohet ta amendojë ose ta realitizivojë në maksimum.
Sidoqoftë është shkelja e këtij ligji nga ana e Edi Ramës që mund të rrezikojë marrjen e Statusit të vendit Kandidat në dhjetor. Ndaj dhe Edi Rama po pret të qartësohet pozicioni që do të marrë BE-ja ndaj spastrimeve në administratë që të flasë një fjalë për integrimin evropian.