Vëzhgimi/Rama, model Çarçani për mediat

Mungesa e transparencës dhe mbajtja e sekretit të mbledhjeve të qeverisë është një rikthim në para regjimit demokratik. Vendimmarrja e kryeministrit në ardhje e Edi Ramës do të shoqërohet me një mungesë informacione që është një mbyllje goje mafioze për mediat
Edhe pse zyrtarisht mban emrin “kodi i vlerave etike të Ministrave”, mund të quhet “kodi i heshtjes mafioze”, së paku sa i takon raportit Ministra-media. Fjala është për një dokument të cilin Ministrat e kabinetit të majtë kanë firmosur që ne mbledhjen e parë informale te qeverisë në Vlorë. Ky kod, i aplikuar për herë të parë në një qeveri shqiptare, i orienton Ministrat se si duhet të jetë komunikimi mes tyre, me qytetarët, me deputetët, por edhe me mediat. Dokumenti, për të cilin Edi Rama kishte deklaruar se bazohet në modelet më të arrira të mirëqeverisjes demokratike përcakton një raport të ri mes kabinetit qeveritar dhe medias. Mirëpo në të vërtetë ky nuk është gjë tjetër veçse rikthim në modelin që ka përdorur kryeministri i fundit komunist Adil Carçani, në fund të regjimit në vend. Mungesa e transparencës dhe mbajtja e sekretit të mbledhjeve të qeverisë është një rikthim në para regjimit demokratik. Vendimmarrja e kryeministrit në ardhje e Edi Ramës do të shoqërohet me një mungesë informacione që është një mbyllje goje mafioze për mediat. Gjithashtu edhe kryeministri Berisha në ditën e tij të fundit është solidarizuar me mediat dhe opinionin publik kundër kësaj forme censure të induktuar përmes një kodi uruellian. Në një komunikim të shkurtër për mediat pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Berisha ka theksuar se do të zhvillojë një grevë heshtjeje për atë që e cilësoi si mos transparencë e qeverisë së re në lidhje me qytetarët. “Nuk bëj asnjë prononcim sot deri nesër në Facebook. Jam në një protestë të hapur, grevë heshtjeje për shkak të standardit të ri që vendos qeveria e piktorit. Qeveria e piktorit nëpërmjet “kodit të heshtjes” urdhëron dikasteret të mos kenë asnjë komunikim nga mediat. E ka këtë kodin e heshtjes të Kristian Greit apo instinktin e etërve të vet unë këtë gjë nuk e pranoj” theksoi Berisha. Ndërkohë në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Berisha ka shpallur grevën e heshtjes 24 orëshe si një solidarizim me mediat kundër censurës që ka vendosur kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Të dashur miq, në shenje solidarizimi me mediat e vendit dhe protestë ndaj Kodit të Censurës për mediat të Piktorit dështak dhe ekipit të tij, sot vendosa të shpall grevën 24 orëshe të heshtjes dhe të komunikoj çdo gjë me ju nëpërmjet rrjetit tonë social të FB. Po kthehet standardi i territ, kushtrimi i të parëve. Ne do ta sfidojmë!”, shkruan Berisha.