E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e presidentit Assad pranon të dorëzojë armët kimike

10-09-2013 / Gazeta 55

Lajmi u publikua nga televizioni shtetëror sirian

Televizioni shtetëror ne Siri ka njoftuar se qeveria e presidentit Assad ka pranuar propozimin rus per te dorezuar arsenalin e tyre te armeve kimike. Rruge kjo qe u propozua nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia per te shmangur nderhyrje ushtarake ne Siri.
Nderkohe diskutohet se Shtetet e Bashkuara mund te mos zhvillojne proceduren e votimit qe do te vendoste pro ose kunder nderhyrjes ushtarake sic ishte planifikuar per mbajtjen e kesaj seance te kongresit.
Më herët, Rusia ka thënë se është duke punuar për një “plan të qartë dhe konkret”. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska është duke diskutuar detajet me Damaskun dhe se plani do t’iu prezantohet edhe shteteve të tjera së shpejti.
Propozimi për dorëzimin e armëve kimike – i shpallur të hënën për të shmangur sulmet e Shteteve të Bashkuara në Siri – është mirëpritur me kujdes në Uashington.
Presidenti Barack Obama ka shprehur shqetësimin se ideja mund të përdoret si taktikë bllokuese nga regjimi.
Presidenti amerikan barak obama thote se do te shmnage nje sulm te mundshem ushtarak ndaj sirise, nese vendi bie dakord te vendose nen kontroll nderkombetar armet kimike, propozim i ruse per sirine. Por ai tha se ishte skeptic, nese qeveria siriane mund te bente nje gje te tille.
Obama pranon se një marrëveshje mbi bazën e propozimit rus nuk do të zgjidhë luftën civile në Siri, “por do të zgjidhë problemin, tek i cili po përpiqem të fokusohem për momentin”.
Obama tha se do te vazhdoje ti kekroje kongresit te mbeshtese rezoluten qe do ti autorizonte atij te ndermerrte masa ushtarake kunder sirise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›