Vëzhgimi/Vangjush Dako përzë Ramën nga Durrësi

Mbledhja jashtë radhës e qeverisë Rama e parashikuar në një nga hotelet e Durrësit është transferuar në një hotel të qytetit të Shkodrës. Mediat pranë Ramës, konfirmuan on-line se Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nuk kish preferuar të bëhet mikëpritës për anëtarët e qeverisë Rama pas sulmeve për ndërtime pa leje në qytetin bregdetar. Mësohet se një nga hotelet e kontaktuara nga PS-ja në qytetit të Durrësit i kanë kërkuar paraprakisht “kaparrë”. Garacia financiare duhej të jepej nga njeriu më i fuqishëm i PS në Durrës. Por kryebashkiaku Dako nuk ka preferuar të hyjë në shlyerjes së faturës 50 mijë euro që edhe standardi i shpenzimit të kësisoj zijefeteve. Pra, nuk ka preferuar ti paguajë sepse mundet ti paguante fare mirë shpenzimet. Në fakt, sipas deklarimit të pasurisë Vangjush Dako ka një pasuri e cila kap shifrën e 890 milionë lekëve, 150 mijë dollarëve dhe 25 milionë lekë të ardhura në vit nga pagat e tij dhe të bashkëshortes. Deklarata e pasurisë së Vangjush Dakos drejtuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive përfshin objekte të rëndësishme, por me vlera qesharake si një pallat 11 katësh me sipërfaqe 3640 m2 në lagjen katër në Durrës, me një shifër 72 milionë lekë të rinj, që me çmimin e tregut aktual për apartamentet e banimit në këtë qytet kushton më pak se vlera e 10 hyrjeve banimi. Sidoqoftë kjo pusuri shtuar disa herë prej ditës që erdhi në krye të bashkisë Durrës nuk mund të shpërdorohet për të gostitur zijafetin e radhës së Edi Ramës.