E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit vendorë: Konflikti politik kryefjalë, menjanoi çështjet serioze

kvv-qershorTiranë- Koalicioni 2 i Vëzhguesve Vendorëka publikuar sot rezultatet paprpake të vlerëismit të zgjehdjeve të 23 qershorit.

KKV-ja thotë se zgjedhjet parlamentare u mbajtën në një klimë politike të polarizuar, e cila ka ekzistuar që pas rezultatit të kontestuar të Bashkisë së Tiranës dhe ka vazhduar më pas me shqetësimin permanent të opozitës për dominimin e të gjitha institucioneve të pavaruara nga mazhoranca.

Ky polarizim pati një rritje të ndjeshme menjëherë pas kalimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në krahun opozitar, në muajin prill. Ky moment thelloi akoma më shumë mosbesimin midis kampeve politike dhe sidomos midis dy partive të mëdha PD e PS, çka u shoqërua me kryerje të veprimeve të njëanshme pa i konsumuar më parë në bisedime politike për situatën e re të krijuar, duke sjellë për rrjedhojë bllokimin e funksionimit normal të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve,-tha KVV-ja.

Por sipas raportit klima në dukje mjaft optimiste për të ardhmen e fushatës zgjedhore, duke patur parasysh diskutimet në distancë të elementëve programorë që përbënin platformat elektorale të dy partive kryesore, pas këtij momenti u përmbys.

Sërish, kryefjala e axhendave politike të liderëve dhe ekipeve drejtuese të dy partive kryesore, u bë konflikti politik duke akuzuar njëri-tjetrin për prishje të qëllimshme të procesit zgjedhor. Kjo klimë e lartë konflikti politik la mënjanë çështje serioze që duhet të adresoheshin nga institucionet përkatëse dhe aktorët politikë si listat e zgjedhësve, zbatimi I teknologjive të reja, etj, madje duke ndikuar jo pak edhe në funksionimin normal të institucioneve lokale dhe qëndrore një pjesë e mirë e të cilave nisën angazhimin gati të plotë në fushatë-tha ai.

KVV-ja tha se fushata elektorale shënoi fillimin zyrtar të saj në kushtet kur pothuajse të gjitha subjektet elektorale kryesore ishin në shkelje ligjore për shkak të fushatës të filluar përpara afatit të përcaktuar.

Ecuria në vazhdim e fushatës ruajti relativisht në mënyrë të njëtrajtshme tensionin dhe polarizimin me të cilën ajo nisi,-thotë raporti.

Gjetjet e KVV-së në këto zgjedhje: 

1. Ngërci i krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve akoma nuk ka gjetur zgjidhje megjithë ndërhyrjen dhe paralajmërimet e partnerëve dhe faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, si dhe të aktorëve vendorë.

2. Fushata është zhvilluar kryesisht nga liderët e partive dhe është sjellë përgjithësisht rreth tyre, veçanërisht për dy partitë kryesore.

3. Tonet në distancë midis dy liderëve kryesorë shpesh janë ngritur duke u përvijuar në sulme të ulta personale dhe aspak dobiprurëse për publikun dhe qytetarin e thjeshtë.

4.Në këtë komunikim të acaruar, nuk munguan incidente, deri në kërcënime dhe sulme fizike ndaj kandidatëve.

5. Fushata ishte gjerësisht aktive, me shpenzime shumë të mëdha kryesisht në spote televizive dhe mitingje madhështore, e cila është ndjekur me një vëmendje të veçantë nga e gjithe media, nisur edhe nga fakti që mitingjet e mëdha janë regjistruar dhe transmetuar me regji qëndrore.

6. Gjatë fushatës u përdorën gjerësisht aktivitetet zyrtare shtetërore në funksion të fushatës elektorale, madje ka pasur raste të përdorimit ndjeshëm të burimeve të administrates shtetërore në nivel lokal dhe qëndror.

7. Nuk mungoi edhe përdorimi i fëmijëve, gjuha jo korrekte dhe premtimet e ekzagjeruara dhe jokorrekte.

8. Në përgjithësi dita e votimit eci normalisht, duke përjashtuar incidentin tragjik të ndodhur në Laç ku një shtetas humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, si dhe disa incidente të izoluar ku pati përplasje fizike midis kundërshtarëve poltikë.

9. Megjithë tensionin e fshehur në dukje, vazhdimi në tërësi i ditës së votimit ishte e qetë dhe pa incidente të tjera serioze.

10. Qytetarët i dhanë mësimin e rradhës partive politike duke shkuar qetësisht dhe masivisht në votime.

Vëzhguesit e Koalicionit raportojnë për një vlerësim pozitiv në shumicën e qendrave të monitoruara.

Megjithatë u raportuan një sërë shkeljesh si vonesa në hapjen e qendrave të votimit, votimi familjar i përhapur, probleme me karten e identitetit, me presione dhe intimidim të votuesve, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›