Berisha, sfidë të fortë në zgjedhjet shqiptare, në dyshim rezultati?
Tiranë- Zgjedhjet në vendin tonë janë vendosur sërish edhe sot në fokusin e mediave të huajaj, që i përcjellin me interes.
‘Euronews’ shkruan se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë një sfidë e madhe për kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon një mandat të tretë në detyrë, por përballet me një sfidë të fortë nga një kandidat i ri.
Fushata ka qenë e hidhur dhe është përzier tashmë nga akuzat për manipulim të votave. Rezultati në vetvete mund të vihet në dyshim për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ligjërisht duhet të ketë së paku pesë anëtarë, aktualisht ka vetëm katër për shkak të një mosmarrëveshje midis koalicionit të Berishës dhe Edi Ramës, ish-kryebashkiaku i Tiranës.
Të dy burrat janë pro-evropian dhe ka premtime për krijime të vendeve të punës, reformën e taksave dhe zhvillimi ekonomik në një nga vendet më të varfra të Evropës.
Më shumë se 6.900 kandidatë nga 66 parti garojnë për 140 vende. Tentimi për të siguruar se çdo gjë është e drejtë ka 400 vëzhgues ndërkombëtarë dhe më shumë se 8000 vëzhgues shqiptarë.
Teksa votimi u zhvillua më herët të dielën një aktivist nga partia e Ramës u vra dhe një kandidat i partisë në pushtet u plagos në një shkëmbim zjarri ndërmjet tyre.
BE-ja, e cila ka refuzuar dy herë kërkesën për anëtarësim shqiptar, thotë se zgjedhjet “përbëjnë një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e saj drejt Bashkimit Evropian”.
Dorina Bilbili/IDEA/