E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon procesi i numerimit te votave te dhenat e KQZ-se deri ne oren 1400

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat më të fundit të numërimit të votave në qarqe deri në orën 14.00 të mëngjesit të sotëm
Sipas KQZ-së në Tiranë janë numëruar 215 qendra votimi nga 1422 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 56.51 %, kurse Aleanca për Punësim mirëqënie dhe Integrim ka 39.91% të votave.
Në Fier 120 kuti voti nga 576 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 63.7%, kurse Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim 31.3%, Dritan Prifti deri tani ka 2.87% të votave.
Në Vlorë janë numëruar 130 kuti votimi nga 432 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 64.33%, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 30.26% të votave dhe Arben Malaj 2.41% të votave.
Në Shkodër janë numëruar 113 kuti nga 417 kuti votimi, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 55.08%, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 42.59% të votave.
Elbasan, janë numëruar 94 kuti nga 540, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 57.16% kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 41.03% të votave.
Në Gjirokastër janë numëruar 37 kuti nga 257 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 68.93% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 30.52% të votave.
Në Berat janë numëruar 105 kuti votimi 302. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 71.93% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 27.21% të votave.
Në Dibër janë numëruar 87 kuti nga 264 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 52.35% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 44.59% të votave.
Në Kukës janë numëruar 112 kuti nga 269 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane 35.46%, Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 63.63%.
Në Lezhë janë numëruar 94 kuti nga 258. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 52.72%, Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 44.59%.
Në Durrës janë 78 kuti të numëruara nga 444. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 52.16%, Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 44.92%.
Në Korçë janë numëruar 224 kuti nga 447. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 58.9%, Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 39.92%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›