Ngjela: Berisha të pranojë humbjen. Shqiptarët flakën mbeturinat orientale
Tiranë- Edhe pse ende nuk ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit të votave të, kryetari i PLD-së Spartak Ngjela nga selia e Partisë Socialiste ka uruar fitoren e koalicionit të majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Ngjela i bëri një apel kryeministrit Berisha të pranojë sa më shpejt humbjen:
Sa më shpejt të pranojë humbjen ky kryeministër që ka qeverisur katër vjet pa vota, aq më mirë është për të, e aq më mirë për shqiptarët,- tha Ngjela.
Ngjela ka përshëndetur zgjedhjen që kanë bërë shqiptarët ditën e dielë, duke theksuar se fitorja e së majtës është fitore edhe për rrugën e lirisë e demokracisë.
Teksa theksoi se kjo fitore do të jetë një çlirim për pronarët, brezin e ri, emigrantët e të gjithë shqiptarët.
E urova me gjithë zemër fitoren, kjo nuk mund të quhet fitore vetëm e opoztiës, do ishte pak të thuhej… shqiptarët po arrijnë në rrugën e vet të lirisë e demkoracisë… për largimin e një rregjimi oriental që ka 100 vjet që sorrollatet.. Shqipëtarët e treguan veten që janë populli dinjitoz që është duke flakur mbeturinat historike të këtij vendi që i ka marrë frymën vendit për vite me rradhë,- tha Ngjela.