E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea pa merkato deri në 2011

FIFA ka ndaluar klubin anglez Chelsea që të blejë futbollistë deri në janar të vitit 2011. Skuadra angleze është ndëshkuar pasi në vitin 2007 ka detyruar futbollistin e klubit francez Lens, Gael Kakuta, që të prishë kontratën me të dhe të nënshkruajë me Chelsean. FIFA ka bërë hetimet e veta dhe ka dalë sot me këtë vendim. Në komunikatën për shtyp të organizmit që qeveris futbollin në të gjithë botën thuhet se Chelsea nuk mund të blejë futbollistë as në merkaton e dimrit që kemi përpara madje as në verën e viti 2010.
Është ndëshkuar edhe vetë futbollisti, i cili duhet t’i paguajë Lensit rreth 750 mijë euro. Vendimi përfundimtar i përket komisionit të apelit të FIFA-s

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›