E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vialli: Interi dhe Milani më të mirë se Juve

Ish-sulmuesi i Juventusit, Gianluca Vialli, ndjen se Bianconerët nuk kanë merita për titull, pasi beson se Interi dhe Milani janë më të fortë. “Do të jetë e vështirë për Juventusin ta fitojë titullin, por jam i sigurtë se ata do të kenë sezon të mirë në stadiumin e ri. Ndoshta Juventusi do të jetë në gjendje të luftojë për Scudetto vitin e ardhshëm, por një ekip kurrë nuk duhet t`ia vë vetit kufij”, shprehet ai.

Ndër të tjera Vialli thekson se Milani dhe Interi janë ekipet më të forta, më pas e kemi Juventusin dhe Napolin. “Ne duhet të shohim çfarë ndodh gjatë sezonit, por ekipet milaneze janë një nivel më lart se sa pjesa tjetër”, u shpreh Vialli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›