E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma humbet në Serinë A

Roma ka pësuar humbje në fillimin e kampionatit italian, Serie A dhe atë para tifozëve të vet nga Cagliari me rezultat 1-2. Trajneri i ri Luis Enrique vendosi të luante me sistemin e tij tipik të Barcelonës, 4-3-3 i cili nuk funksionoi, pasi Cagliari dëshmoi se italianët janë ata të cilët mund t`i bëjnë ballë cilës do ideologjie.

Golin e parë të sfidës e shënoi Daniele Conti në minutën e 68-të, një minutë para se Jose Angel të largohej nga loja me karton të kuq.
Disfatën e Romës e finalizoi El Kabir, i cili shënoi vetëm tri minuta pasi u inkuadrua në lojë për 2-0. Dhe rezultatin përfundimtar prej 2-1 e vuri Daniele De Rossi, gol që nuk vleu për asgjë.

Nga ana tjetër Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Bolognas, ndërsa në këtë takim nga fillimi luajti Valon Behrami. Udinese po ashtu nuk pati punë të vështirë ndaj Leçes, duke e mposhtur skuadrën e promovuar në Seria A me rezultat 2-0.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›