E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vica kontrabande, bllokohet nje kamion

G. Ashimi

Nje automjet me 12 vica, qe dyshohet se kane hyre kontrabande nga Maqedonia, eshte bllokuar ne aksin rrugor Gorice-Korce. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces bene te ditur dje se uniformat blu kane vendosur te ndjekin ne gjendje te lire drejtuesin e mjetit, 26-vjecarin Aurel Beshiri, nga Korca. Ai u kap gjate nje kontrolli rrugor, ndersa ne karrocerine e kamionit, me targa KO 1268 B, u gjeten edhe vicat, te cilet nuk ishin te shoqeruar me dokumentacionin perkates. Sipas burimeve, ne lidhje me nje linje te mundshme kontrabande, ishte marre informacion paraprak ne rruge operative. Pas kesaj efektivet e Seksionit te Luftes Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar organizuan aksionin, me ndihmen e policise se rendit dhe asaj rrugore. Nje postbllok i policise rrugore kreu ndalimin e fugonit, ndersa inspektoret e policise kerkuan dokumentacionin shoqerues. Ne mungese te tij, automjeti me mallin u derguan ne oborrin e Drejtorise se Policise se Qarkut te Korces, ndersa u mor ne pyetje shoferi. Pas kesaj u vendos qe ai te ndiqej penalisht ne gjendje te lire, ndersa malli u sekuestrua. Policia e Korces beri te ditur se aksioni synonte frenimin e kesaj dukurie qe po behet shqetesuese per shtetin dhe familjaret. Kjo pasi ekziston mundesia e mashtrimit te konsumatorit, te cilet e blejne per mish vendi si dhe mungon certifikata e cilesise per vicat e rritur me ushqim te dyshimte dhe ne kushte artificiale.

Konkurrenca e pandershme

Burime nga uniformat blu bejne te ditur se kontrabanda e vicave po kthehet ne nje dukuri qe jo vetem cenon arken e shtetit, por demton tregun dhe konsumatorin. Kjo pasi duke perfituar nga cmimi i lire me te cilin blihen ne Maqedoni, vicat e importit sfidojne cmimin e mishit ne treg, duke bere konkurrence te pandershme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›