E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri, atje ku po rreshqasin rruget

Xhemil Beharaj

Rruget automobilistike ne Qarkun e Fierit po behen gjithnje e me te rrezikshme per drejtuesit e mjeteve, per shkak te rreshqitjeve te vazhdueshme te tokes. Akset rrugore si Fier-Ballsh, Ballsh-Tepelene, Fier-Lushnje jane cilesuar si akset rrugore me te rrezikuara. Gjurmet e rreshqitjes se trasese dhe shtreses se asfaltit ne keto akse kombetare jane te dukshme. Nder pikat me shqetesuese te rreshqitjes se tokes konsiderohen vendet e quajtura "Qafa e Lalarit" ne Patos, "Kthesa e Vajkanit" ne aksin rrugor kombetar Fier-Lushnje, "Qafa e Greshices" ne aksin rrugor Ballsh-Tepelene si dhe ne Visoke dhe Cakran. Sipas burimeve zyrtare te marra nga inspektorati i mbrojtjes se tokes ne Keshillin e Qarkut Fier, rruget kombetare jane shkaterruar dhe rrezikojne te shemben, per arsye te shfrytezimit jashte kritereve te terreneve bujqesore perbri tyre. Shefi i kesaj zyre, Pellumb Saliaj, pohon per "Koha Jone" se "kemi demtime ne rruget nacionale, te cilat kane pasuar edhe me rreshqitje. Per keto eshte bere identifikimi me procesverbal, ne baze te rregullave te vendosura nga Ministria e Bujqesise dhe ne zbatim te ligjit 9244, autoret do te ndeshkohen me masa ndeshkimore". Lidhur me kete konstatim eshte vene ne dijeni Inspektorati i Larte i Mbrojtjes se Tokes prane Ministrise se Bujqesise, por per shume raste ku demet jane te medha, kryesisht ne rruget kombetare, nuk eshte gjetur asnje autor. Sipas burimeve zyrtare nga Inspektorati i Mbrojtjes se Tokes ne Keshillin e Qarkut Fier, mesohet se jane ndeshkuar deri ne paralajmerim per pushim nga vendet e tyre te punes shume punonjes te bashkive dhe komunave, te cilet nuk kane raportuar dhe nuk kane konstatuar qysh ne fillim demet ne to. "Ligji parashikon te dyja rastet kur konstatohet mungesa e evidentimit dhe mbrojtja e tokes nga demtimet, punonjesit e ngarkuar me kete detyre ndeshkohen me masa ndeshkimore". Ndeshkime ne mase dhe paralajmerime per pushim nga puna kane marre punonjes te administrates ne Bashkine e Patosit, komunen e Fratarit, Portes, komunen Ruzhdije, ne rrethin e Fierit, kurse ne rrethin e Lushnjes jane ndeshkuar inspektoret e komunes Terbuf, Gradisht, Golem etj. Po kjo mase ndeshkimore eshte marre edhe per disa nepunes komunare dhe bashkiake ne rrethin e Mallakastres. Ligji 9244 per mbrojtjen e tokes bujqesore parashikon qe te mos preken nga asnje uzurpim perkates dhe asnje siperfaqe toke nuk mund te shfrytezohet nen 45 centimetra. "Vatrat e identifikuara si shkeljet e hapura e shfrytezimit pa kriter te tokes bujqesore kap nje numer prej 37 te tilla, ku shtresa e shfrytezuar eshte kapercyer mbi disa dhjetera centimetra", pohon Pellumb Saliaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›