E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vicktoria: David është burri ideal për të luajtur rolin e James Bondit.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl” ka thënë se David Beckham është zëvendësuesi ideal i aktorit Daniel Craig nëse ky i fundit vendos të lë rolin e agjentit.

Gjatë një interviste me çiftin, David, 38 vjeç, ka thënë se nuk ka të njëjtin mendim me gruan e tij sa i përket aftësive të tij si aktor.

“Kam disa shokë që janë aktor, Tom Cruise është një shok shumë i mirë i joni”, ka thënë ai.

“Por nuk kam në plan që të bëhem një aktor. Nuk jam i sigurt nëse jam i mirë në këtë pjesë”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, gruaja e tij nuk u pajtua me të, duke thënë, “Mendoj se ti do të ishe i mirë në aktrim”.

“Mendoj se je shumë i mirë. Mendoj se ti duhet të jesh James Bond! Ai do të ishte një James Bond shumë i mirë!”, ka thënë Victoria./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›