E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victoria zhvendos studion ne Milano

Futbollisti i famshem David Beckham, behet e ditur se ka rene dakord me bashkeshorten e tij, Victoria Becham, per te qendruar e tij ne Itali. Futbollisti eshte si huazim tek klubi italian "Milan" deri ne muajin e ardhshem, por David ka deshire te zhvendoset pergjithmone ne qytetin e modes boterore, dhe te marre me vete edhe familjen e tij, Victorian dhe tre djemte. Nga ana e saj, kengetarja dhe stilistja Victoria pelqen jeten ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Megjithate, cifti ka arritur ne kete kompromis: David do te jetoje ne Itali, ndersa Victoria dhe tre djemte e tyre, Brooklyn, 9-vjecar, Romeo, 6-vjecar dhe Cruz, 4-vjecar, do te mbeten ne Los Angeles. Sipas tabloidit britanik "Mirror", me qellim qe ish-kengetarja e "Spice Girls" te vizitoje me shpesh burrin e saj, do te zhvendose studion e dizajnit te modes nga Londra ne Milan, qe te mund te punoje ne linjen e veshjeve dVb ne Itali.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›