E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton atentati i telekomanduar

Lezhe- Persona te paidentifikuar kane tentuar te hedhin ne ere me nje sasi te madhe tritoli lokalin qe ndodhet ne lagjen Sake te Shengjinit. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme, kur pronari i bar-restorantit, Eduart Cini, ka dalluar nje cante ngjyre blu ngjitur me kangjellat e murit rrethues. Per fat te mire sasia prej 3 kg tritol nuk ka shperthyer, pasi sipas eksperteve autoret kishin ngaterruar koordinatat e telekomandimit te eksplozivit me ane te nje celulari. Deri dje ne mbremje ne komisariatin e Lezhes kane qene 5 persona te shoqeruar, kurse si motiv i ngjarjes mendohet konkurrenca. Nderhyrja e eksperteve anti-mine ka mundesuar cmontimin e eksplozivit nga celulari dhe shmangia e tragjedise.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 07:00 te mengjesit, kur Eduart Cini ka shkuar si cdo dite ne ambientin e marre me qira prej tij, qe e kishte kthyer ne Bar-Restorant. Ndersa ka hyre brenda territorit, ai ka vene re nje cante ngjyre blu, e cila ishte e vendosur prane kangjellave te jashtme. "Mendova se canta i perkiste ndonje punetori prane objektit qe administroj dhe nuk me shkoi mendja per keq. Hapa lokalin dhe vazhdova punen normalisht", ka rrefyer Cini per grupin hetimor. Te gjithe punetoret te cilet kalonin aty jane pyetur nga pronari nese canta i perkiste ndonjerit prej tyre, por ata e kane mohuar pronesine, duke shtuar me teper misterin. Teksa minutat kalonin dhe canta vazhdonte te qendronte prane kangjellave te lokalit, njeri prej punetoreve i eshte afruar duke e ka hapur me kureshtje. Sapo ka zberthyer zinxhirin e cantes, ai ka konstatuar lenden plasese te tipit tritol, e cila ishte e paketuar dhe siper saj ishte i vendosur nje telefon celular. Canta eshte braktisur menjehere nga punetori, i cili ka lajmeruar policine e Lezhes.

Caktivizimi

Duke iu referuar deklarimeve te punetorit, policia e mberritur ne vendngjarje ka bere menjehere avakuimin e zones, ndersa ka bllokuar te gjitha rruget hyrese dhe dalese per te rritur sigurine e qytetareve. Pasi eshte bere rrethimi i zones, ekspertet kane ekzaminuar lenden e vendosur brenda nje cante shpine, e cila ka rezultuar te jete tritol. Eshte dashur mberritja e eksperteve nga Tirana dhe atyre anti-mine per te shmangur ndonje tragjedi te mundshme. Rreth ores 10:30 eshte kerkuar bllokimi i valeve telefonike nga tre kompanite celulare qe operojne ne vend, me qellim qe ne momentin e caktivizimit te mos kishte shperthim. Rreth ores 11:00 ekspertet kane bere te mundur eleminimin e sasise se tritolit, ndersa lenda eshte marre per ekzaminime te metejshme. Burime zyrtare thane se lenda eksplozive shkonte ne 3 kg e llojit tritol, e lidhur me nje celular per te aktivizuar shperthimin.

Hetimet

Shkaku i deshtimit te atentatit ka qene koordinata e gabuar e vendosjes se autoreve nga canta me eksploziv. Pista kryesore eshte ajo e konkurrences ne biznes, megjithese Eduart Cini ka mohuar te kishte konflikte me ndonje person tjeter apo te ishte bere objekt i nje akti per hakmarrje. Deri dje ne mbremje jane shoqeruar 20 persona te dyshuar, nderkohe qe 5 prej tyre jane mbajtur ne qeli deri vone. Policia e Lezhes nuk dha asnje emer personi deri ne perfundim te hetimeve per aktin e "tentatives se vrasjes dhe shkaterrimit te prones me lende plasese".

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›