E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitesit qe terrorizonin njerezit

Artan Cena

TIRANE - Zbulohet dhe shkaterrohet nje grup i grabitjeve me dhune dhe arme. Vjedhjet e disa lokaleve, dyqaneve dhe njerezve e banesave, ne Tirane dhe Durres, kane marre diten e djeshme emrin e te dyshuarve. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se, shtate persona, te cilet akuzohen vec vjedhjeve dhe per shkaterrim te prones me eksploziv, u vune ne pranga gjate aksionit te koduar "Fenix". Denoncimet e shumta dhe ngjarjet e mbetura pa autore, kishin detyruar uniformat blu te ngrene nje grup hetimor. Dhe rezultati ishte ndalimet e djeshme. Mes te ndaluarve, eshte dhe nje nenoficer i Policise Ushtarake, ne Tirane, qe sipas burimeve duket ka perdorur autoritetin ne raste te ndryshme, per te ndaluar njerezit, apo shmangur dhe vete policine. Operacioni eshte bere nga Policia e Tiranes ne bashkepunim me ate te Kukesit, pasi shumica e personave te ndaluar ishin nga qyteti verilindor. Te ndaluar jane, Adnand Dauti, Pajtim Cahani, Ermal Dida, Ismail Gjana, Behar Rexha, Besmir Tocilla, Gazmir Shehu.

Arrestimet

Vjedhjet me arme te ndodhura gjate muajve nentor, dhjetor dhe janar ne kryeqytet dhe ne Durres, kane shqetesuar policine. Pikerisht per kete gje, disa nga ekspertet me te mire te zbulimit te vjedhjeve, kane nisur punen per identifikimin e autoreve. Ata jane habitur, kur gjate hetimeve, mes te dyshuarve u ka dale emri i nje oficeri te Policise Ushtarake. Vjedhjet me arme te disa dyqaneve ne Tirane, shkaterrimi i makines se nje pronari lokali ne Kamze, nje vjedhje me dhune e arme ne nje shtepi ne Durres e Tirane, bene qe policia te intensifikonte punen e saj dhe te zbardhte emrat e te dyshuarve, si grabites. Policia tha se, te ndaluarit jane te implikuar ne vjedhjen me arme, te nje marketi ngjarje e ndodhur ne 8 dhjetor 2008 ne rrugen "Lord Bajron", ne vjedhjen me arme te dates 10 dhjetor 2008, ne rrugen "Muhamet Gjollesha". Ata dyshohet se, me 11 dhjetor 2008, kane vjedhur me arme nje market ne Bathore. Gjithashtu, ata akuzohen dhe per shkaterrimin me eksploziv te nje automjeti, i ndodhur ne 12 dhjetor 2008, ne Kamze. Dyshimet jane se, ne 19 dhjetor 2008, kane vjedhur me arme dy persona ne Tirane. Po ne kryeqytet, 4 dhjetor 2008, kane vjedhur me arme nje dyqan. Ne muajin nentor ne rrugen e "Durresit" ne Laprake, dyshohet se kane vjedhur me thyerje lokalin "Dibra". Ata dyshohet dhe per vjedhjen me arme te nje kosovar ne muajin gusht, te cilit i kane marre shumen prej 2 mije eurosh. Nderkaq ata jane autore te dyshuar dhe te vjedhjes me arme te nje familjeje ne 10 janar 2009, ne fshatin Laknas, Tirane dhe me 8 janar, vjedhjen me arme te nje banese ne fshatin Rrushbull, Durres.

Arrestimet

Gjate dy diteve te fundit, ne bashkepunim dhe me Policine e Kukesit, jane vene ne pranga te dyshuarit. Adnand Dauti, 22 vjec, i proceduar me pare per vepren penale te "vjedhjes", Besmir Tocilla, 23 vjec, te dy banues ne Kukes, Pajtim Cahani, 24 vjec, banues ne Babrru, Ermal Dida, 24 vjec, banues ne Durres, Ismail Gjana, 24 vjec, banues ne Tirane, me detyre nenoficer ne Policine Ushtarake, Behar Rexha, 18 vjec, i denuar me pare per "marredhenie seksuale me dhune" dhe Gazmir Shehu, 23 vjec, banues ne Kavaje, i padenuar, jane emrat e te ndaluarve. Ndaj tyre rendojne akuzat e, "vjedhje me dhune", "vjedhje me arme", "vjedhje te pasurise tjetrit", "shkaterrim prone me eksploziv", "armembajtje pa leje".

Te arrestuar

Adnand Dauti, 22 vjec

Besmir Tocilla, 23 vjec

Pajtim Cahani, 24 vjec

Ermal Dida, 24 vjec

Ismail Gjana, 24 vjec

Behar Rexha, 18 vjec

Gazmir Shehu, 23 vjec

Akuzat

Vjedhje me dhune

Vjedhje me arme

Vjedhje te pasurise tjetrit

Shkaterrim prone me eksploziv

Armembajtje pa leje

Rastet

Gusht 2008, vjedhje me arme te nje kosovari

Nentor 2008, vjedhje me thyerje te lokalit "Dibra"

4 dhjetor 2009, vjedhje me arme te nje dyqani

8 dhjetor 2008, vjedhje me arme ne nje dyqani

10 dhjetor 2008, vjedhje me arme ne nje dyqani

11 dhjetor 2008, vjedhje me arme te nje dyqani

12 dhjetor 2008, shkaterrim me eksploziv te nje makine

19 dhjetor 2008, kane vjedhur me arme dy persona

8 janar 2009, vjedhjen me arme te nje banese ne Durres

10 janar 2009, vjedhjen me arme te nje familjeje, Laknas

7 persona

Mes te cileve dhe nje oficer i Policise Ushtarake, jane ndaluar gjate nje operacionit te bere dy ditet e fundit, nga Policia e Tiranes ne bashkepunim me ate te Kukesit. Uniformat blu thane se te ndaluarit jane te rinj.

10 ngjarje

Te ndodhura gjate vitit te kaluar dhe muajit te pare te 2009, dyshohet se jane implikuar personat e ndaluar. Policia tha se, deri me tani ka siguruar prova per implikimin e tyre, por eshte duke vazhduar hetimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›