Durres-Kukes po na kercenojne jeten
Mirdite- Nje shperthim i fuqishem ne fshatin Zall-Xhuxhe fundvitin e kaluar per pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi ne dy familjet Biba ne komunen e Fanit te Mirdites. Guret e rruges Durres-Kukes kane shkaterruar pothuajse plotesisht banesat, ndersa nje pjese e familjareve jane strehuar tek te afermit dhe ne nje nga dhomat qe ka shpetuar nga demtimi. Behet fjale per shperthimet e tritolit qe hapin rrugen ne zonen e Mirdites, nderkohe qe Frrok Biba, i sapo kthyer nga Greqia pikerisht per kete problem, shprehet se qe prej dites se ngjarjes nuk ka marre asnje zgjidhje ligjore. "Kur u ktheva e gjeta shtepine te shkaterruar. Me thane se guret nga siper qe kishin rene pas shperthimit e kishin demtuar objektin po per fat te mire pa shkaktuar lendime tek8 pjesetaret e familjes. Vajzen dhe nenen i largova menjehere", tregon Frroku per gazeten "KJ". Me tej ai na rrefen per shtepine e shkaterruar dhe grate e familjes qe qendrojne ne dhomen ku nuk bie as shiu dhe as preken nga lageshtira. Catia eshte demtuar nga renia e gureve dhe shume gure gjenden ende ne tavan. Disa prej tyre kane rene ne dyshemene e dhomave te cilat jane ne nje situate te rremujshme. Gjela Biba, rreth 82 vjece, edhe pse nuk degjon mire, thote se ate dite desh u be nami. Ajo kujton mire 28 dhjetorin e vitit te kaluar kur ka marre vajzen 6-vjecare dhe ka dale ne oborr per t'i shpetuar vdekjes.
Reagimi
Frrok Biba thote se e ka mirepritur ndertimin e rruges Durres-Kukes, por tashme i rrezikohet jeta. "Shkova ne Drejtorine e Rrugeve, por ata me kane thene se eshte firma ndertuese qe duhet te pergjigjet per demin. Tentova qe te takoj perfaqesuesin e firmes Bechtel-Enka, Majkell Steinford, por kjo ishte e pamundur", shprehet Biba.
A.Ndoja