Vidal kushton 50 milionë euro

Sirena angleze për yllin e Juventusit, Arturo Vidal. Paraqitja e shkëlqyeshme e kilianit kundër Chelseat në barazimin 2-2 në Ligën e Kampionëve i ka rënë në sy menaxherit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson i cili kërkon ta transferojë atë në Old Trafford.
Sipas uebfaqen gjermane 4-4-2.com, Bianconerët kërkojnë 50 milionë euro për kilianin e ardhur gjatë verës së vitit të kaluar nga Bayer Leverkusen.
Vidal ka kontratë me Juventusin deri më 2016 dhe ka pagë prej 2.7 milionë eurosh në stinor. Në të kaluarën, mesfushori është kërkuar edhe nga Bayern Munich.