Ançeloti pro Inzagit: Ai i duhet Milanit
Edhe trajneri Karlo Ançeloti ka mbetur i befasuar nga paraqitja e dobët e kuqezinjve në këtë fillim kampionati. Tekniku aktual i PSG-së përfiton nga rasti për t’i dërguar një mesazh të qartë ish-skuadrës së tij: “Është e paimagjinueshme që Milani të humbasë tri ndeshje ndër katër të luajtura në kampionat dhe më pas e nis Champions-in me një barazim në shtëpi”. Por, Karlo Ançeloti mendon dhe parashikon një të ardhme të madhe si trajner për ish-futbollistin e tij, sulmuesin Filipo Inzagi. “Flas shpeshherë me Inzagin në telefon, e shikoj të motivuar dhe jam i bindur se falë eksperiencës që ka si futbollist do bëhet një trajner i madh”. Karlo Ançeloti është i bindur se shumë shpejt Inzagi do të marrë drejtimin e një skuadre të rëndësishme.