Mancini si Fergusoni

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Maicon ka insistuar se Roberto Mancini është i rreptë dhe ka pasion njësoj sikurse menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.
Braziliani e njeh mirë strategun italian me të cilin punoi edhe në Inter. Kurse ai është vënë sërish nën urdhrat e Mancinit pas ardhjes në City gjatë verës.
“Të gjithë trajnerët janë njësoj, ata shfaqin pasionin e tyre. Nëse Ferguson është i rreptë, edhe Roberto ka pasion të njëjtë. Nuk dallon prej tij. Ai është trajner fitues sikurse të tjerët”, deklaroi Maicon për të përditshmen britanike Daily Mail.