Interneti dhe mungesa e energjise radhe te gjata ne gjendjen civile
Fier - Problemet me linjen e internetit shkaktojne shpeshhere debate me qytetaret dhe personelin e gjendjes civile te Fierit. Vonesa vjen prej mungeses se internetit ose nga sistemi dhe jo nga ne - shprehet nje prej punonjesve te rajonit nr.1 te Fierit teksa ankohet per paragjykimin me te cilin ndeshen cdo dite ne pune. - Qytetaret mendojne se jemi ne ata qe vonojme me dashje procesin.
Diten e hene ne sportelin e gjendjes civile te rajonit numer 1 te qytetit te Fierit ka pasur nje fluks te madh qytetaresh te cilet prisnin pajisjen me certifikata. Shumica e tyre do te aplikonin te pajiseshin me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Pikerisht vonesat ne sistem te shkaktuara nga linja e dobet e internetit ka sjelle permbushjen e sherbimit ne nje kohe jo me pak se 45 minuta per person.
Per punonjesit e ketyre kompanive nje rrezik me vete perben edhe mungesa e energjise e luhatjet e tensionit qe shkaktojne jo vetem vonesa por dhe probleme ne aparaturat e tyre.
Te pyetur qytetaret kane deklaruar se as procedurat elektronike qe i kane perfshire keto sherbime ne sistem nuk e kane thjeshtuar procesin dhe as nuk kane eliminuar radhet e gjata dhe oret e pritjes se tyre.