Rama: Ndryshimet në qeveri, të turpshme
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka licësuar si të turpshme dhe qesharake ndryshimet në qeveri. Në një konferencë për shtyp kreu i selisë rozë theksoi se ndryshimet në qeveri janë thellim i rrugës së gabuar që po ndërmerr Berisha.
Sipas tij këto ndryshime janë provokimi që po i bëhet popullit nga ana e Saliut që gënjen sy më sy dhe përpiqet të përpëlitet duke zëvendësuar korrupsionin.
“Matrapazllëkun që Saliu e quan të suksesshëm pasi koka e korrupsionit nuk është matrapazi Meta por vet i ashtuquajturi kryeministër që e gënjen mendja se do ta shpëtojë qeverinë me ndryshime të turpshme e qesharake. Flet për suksese botërore të një Shqipërie që sot lëngon nën thundrën e pushtetit të korrupsionit. Këto fyejnë thellë dinjitetin e këtij populli dhe meritojnë demonstratën e 21 janarit dhe në vazhdim. Saliu duhet të dorëzojë bllokun e neveritshëm të pisllëqeve që bota e pa në dorën e një qeverie të marrë fund”, theksoi Rama.