E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Video/ Presidenti Ilir Meta kujton 150-vjetorin e lindjes së Asdrenit: Patriot i madh, e rilindas i ndritur

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në 150-vjetorin e lindjes, ka nderuar kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorit të Himnit tonë Kombëtar dhe një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror.

Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar derimë tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›